Cmimet “Kult 2012”

24/05/2012 23:21

Cmimet “Kult 2012” do të zhvillohen më 29 maj pranë Unisveristetit të Arteve.

Në këtë edicion të 8-të janë 40 artistët në garë në 10 fusha për cmimin e artistit pamor më të mirë të vitit, regjisorit, aktorit, aktores, instrumentistit, interpretuesit lirik, albumit muzikor, librit artistik, librit studimor dhe përkthimit te vitit. Moderatorë të mbrëmjes gala janë Mevlan Shanaj dhe Rovena Dilo.

“Ne kemi të ftuar që ofrojnë pjesën e spektaklit për të mos e lënë të thatë, thjesht një cermoni çmimesh. Përpiqemi të transmetojmë gjithë aktivitetin artiksiko-kulturor shqiptar”, tha Ylli Sulaj, president i Akademisë Kult.

Sa i përket jurisë, përvec jurive zyrtare në fushat përkatëse ka dhe një juri nderi me 84 personalitete të njohura të artit dhe kulturës shqiptare, të cilët do të kenë fjalën e fundit për fituesit, një zgjedhje kjo që sipas krijuesve të eventit, i jep kuptim të plotë këtij organizimi si akademi cmimesh. Partner mediatik i cmimeve “Kult” të vitit 2012 është kompania DigitAlb.

Top Channel