Abramovich kursen tek benzina

24/05/2012 17:30

Pronari i klubit kampion të Europës, Chelsea dhe një prej personave më të pasur në botë, Roman Abramovich ka nisur të kursejë tek benzina.

Me një pasuri prej 12,1 miliardë dollarësh, çka e rendit atë në vendin e nëntë në Rusi dhe në njeriun e 68 më të pasur në botë, Abramovich u fotografua në Cote d’Azur, në Francë, duke drejtuar një makinë të vogël elektrike, të padëmshme për mjedisin dhe tejet ekonomike.

45-vjeçari, u duk i relaksuar, ndërsa u fotografua duke ngarë makinën dhe duke biseduar vazhdimisht në telefon, në pamje te pare për çështje të biznesit.

Abramovich në një makinë elektrike është një pamje jashtëzakonisht e rrallë, duke pasur parasysh që në garazhdin e tij personal renditen disa prej makinave më luksoze në botë.

Rusi, ka në pronësinë e tij një “Ferrari FXX”, me vlerë prej 2,2 milionë dollarësh. Modeli në fjalë ka gjithsej 29 makina në të gjithë botën.

Mes makinave të tjera, spikat një “Bugatti Veyron”, si dhe disa automjete të tjera sportive, përkrah një limuzine “Maybah 62”, me vlerë prej 1,5 milionë dollarësh.

Megjithatë, modestia e Abramovich zgjati vetëm pak orë, sepse pas xhiros me makinën elektrike, manjati i çelikut dhe hekurit u rikthye në bordin e jahtit të tij superluksoz, me gjatësi prej pothuajse 200 metra dhe me kosto prej mbi 500 milionë dollarësh.

 

Top Channel