Rita Ora në festivalin e Kanës

22/05/2012 17:15

Rita Ora është paraqitur me një fustan të gjatë të bardhë në festivalin e filmit në Kanë. Këngëtarja me origjinë shqiptare, aktualisht numri 1 në renditjet britanike me këngën R.I.P, ka mbërritur në Francë të hënën.

Rita Ora ishte e pranishme në një festë luksoze të mbajtur në një vilë private në kodrat e qytetit francez.

Bukuroshja fundjavën e kaluar ishte në një festë në Lodrën Perëndimore ku merrnin pjesë këngëtarë të tjerë të famshëm si Rihanna, Jay-Z dhe Kanye West.

Ndërsa të hënën, Rita Ora këndoi disa këngë e ftuar në një televizion francez.

Top Channel