Skoci, sekuestro pasurisë së shqiptarit

06/05/2012 21:40

Prokurorët skocezë po përpiqen të sekuestrojnë tre shtëpite e përfaqësuesit zyrtar të Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në Skoci, njofton gazeta skoceze e së dielës “The Sunday Herald”.

Gazeta zbulon nga hetimet e saj se ka filluar një operacion për sekuestrim të ardhurash nga veprimtaria kriminale nga biznesmeni, Sokol Zefaj me banim në Gllazgou.

“Prokuroria  beson, thekson gazeta skoceze. Se Zefaj ka perfituar nga trafikimi i drogës dhe mashtrimi. Në 17 gusht të 2011 u kërkua dhe u siguruar një vendim special nga Gjykata që efektivisht e ndalonte Zefajn nga administrimi i pronës në emrin e tij, përfshi dy apartamente, një shtëpi dhe para në tre llogari bankare”, shkruan e perditshmja skoceze.

Ky ishte një urdhër ndalues pronësie, cka është faza e pare e zbatimit të Aktit civil te te Ardhurave nga Veprimtaria Kriminale, i njohur si POCA action.

“Urdheri”, thekson Zyra e Prokurorise,  u dha mbi bazën e pretendimeve se kishte nje rast te mire te argumentuar se prona ishte siguruar permes mashtrimit dhe perfshirjes ne furnizimin e drogave te kontrolluara”, shkruan “The Sunday Herald” e Skocisë.

Faza tjetër në këtë veprim civil do të jetë sigurimi i një urdhëri sekuestrirmi. Kjo efektivisht do të thotë kalim i aseteve në duart e Prokurorisë dhe Qeverisë skoceze. Megjithatë ende nuk është aplikuar për një urdhër të tillë ndaj Sokol Zefajt, shkruan gazeta skoceze.  

Ndërkohë në qershor të vitit te kaluar, Prokurori Publik i Skocisë, Frank Mulholland siguroi një urdhër tjeter, qe pengon Zefaj nga shitja e apartamentit te tij ne Glasgou, ndërsa që në 2009 atij i ishte refuzuar licensa e lënies së shtëpisë me qira si pronar po për të njëjtin apartment.

“The Sunday Herald” ka perdorur Aktin e Lirisë së Informacionit për të zbuluara emrat e individëve në procese të ndryshme që janë zgjidhur në gjykata apo jashtë tyre.

Shqiptari është ndër qindra persona që janë objekt i organeve kompentene, dhe vetëm një numëri të vogël syresh u bëhet publik emri.

Shumë prej tyre i zgjidhin mosmarrëveshjet gjyqësore pa shkuar në gjykatë dhe shmangin publicitetin. Adresa e fundit e Zefaj ishte një adresë një shoku të vet dhe gazeta skoceze nuk ka qenë në gjendje të kontaktoj me të. Por Top-Channel arriti te bisedojë në telefon në Shqipëri.

Zefaj tha për Top-Channel se “nuk kam njoftim zyrtar nga organet e drejtësisë për këtë cështje dhe disponoj të gjithë dokumentacionin se pasuria ime është e ligjshme”.

Ai po ashtu sqaron se “nuk jam përfaqësues zyrtar i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, edhe pse në faqen e internetit të kësaj dhome egziston një njoftim për këtë bashkë me numrat e kontaktit”.

Top Channel