Pikat e karburantit të sigurohen

05/05/2012 19:30

Pikat e tregtimit të karburanteve brenda zonave të banuara shihen me dyshim për rrezikshmërinë që paraqesin në raste zjarri.

Dhe raste te tilla ka patur. Pas nje aksidenti me nje pike te madhe te depozitimit dhe tregtimit te karburanteve, Këshilli i Ministrave vendosi qe ne rregullat e sigurise se pikave te tregtimit te hyje edhe sigurimi i pergjegjesise ndaj te treteve.

Ky vendim qeveria nuk ishte respektuar nga pjesa me e madhe e 2 mije pikave qe tregetojne karburant ne Shqiperi. Nderkohe mesohet se vetem nje dite me pare te gjitha pikave te karburanteve u eshte shperndare apo po u shperndahet ky urdher kryeinspektorit te Inspektoriatit Qendror Teknik Ardian Alushi. Urdheri mban daten 2 maj dhe ne i kerkohet Drejtorise se Inspektimit te Naftes dhe Gazit, Drejtorise se Sherbimit te Brendshem qe brenda muajit maj te kontrollohen te gjitha pikat e tregtimit te naftes e gazit e nenprodukteve te tyre, per pajisjen me police sigurimi per pergjegjesine e paleve te treta.

Masat per ata qe nuk sigurohen eshte gjoba, heqja e lejes se aktivitetit dhe penalitete te tjera te parashikuara me ligj. Deri me tani edhe pse ka patur vendim qeverie per t’u siguruar, kompanite dhe pikat e karburanteve nuk e kane respektuar. Per pasoje shume persona dhe familje qe kane pesuar deme nga zjarret e depozitave te karburantit apo nga shperthimi bombulave te gazit nuk jane demshperblyer nga askush.

Rasti i aksidentit me permasa shume te medha ishte ai ne vitin 2006 ne depozitat e karburanteve ne Shengjin, ku u dogjen disa milione litra karburant. Por edhe me heret pa patur aksidente ne Portin e Durresit prane depozitave te naftes, si dhe ne disa pika karburante brenda ne Tirane, por edhe ne rrethe. Rastet e aksidenteve jane shoqeruar me deme te medha materiale apo edhe vdekje siç ishte rasti i zjarrit ne anijen qe ndodhej prane Porto Romanos. Mesohet se shifrat e sigurimit qe do paguhen ne raste aksidentesh variojne nga 10 deri ne 100 milione leke dhe sigurim perfshihet prona dhe jeta.

Top Channel