“Përkthimi, një nga proceset më të rëndësishme në pasurimin e kulturës sonë kombëtare dhe ngritjen në tërësi të kombit, nuk ka marrë vlerësimin e duhur”, kanë deklaruar Studiuesit, Shpëtim Çuçka dhe Piro Misha, në eventin e organizuar në kuadër të ditës botërore të librit.

Evenimenti i cili festohet prej mëse 10 vjetësh edhe nga Bibloteka Kombëtare, ka nderuar edhe punën mbi 40 vjecare të përkthyesit Afrim Koci.

Dita botërore e librit e cila festohet në ditën e lindjes së shkrimtarit të madh anglez Shekspirit, mbështetet nga UNESCO dhe cdo vit ndjek një tematikë të caktuar. Këtë herë ka qenë përkthimi në fokus të organizimeve mbarëbotërore dhe më saktësisht “index translationum” apo bibliografia ndërkombëtare e përkthimeve e cila përmban informacion bibliografik me libra të përkthyer në rreth 100 vende anëtare të UNESCOS.

Afrim Koci ka përkthyer mbi 89 tituj të të gjitha zhanreve nga një sërë gjuhësh si polonishtja, rusishtja, frengjishtja apo italishtja. Ai ka spikatur vecanërisht në përkthimin e veprave nga gjermanishtja, ku ka punuar me një gamë shumë të gjerë, të larmishme e sfiduese.

Top Channel