Kreu i LSI , Ilir Meta ka qenë në Korcë ku është takuar me mbështetës dhe simpatizantë të kësaj force politike.

Gjatë komunikimit me mediat më pas zoti Meta ka kërkuar përshpejtimin e Reformës Zgjedhore në përmbushje edhe të rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it.

Përtej saj kreu i LSI është ndalur edhe tek zgjedhja e presidentit duke kërkuar për këtë proces konsensusin politik të palëve.

Sipas tij zgjedhja e Kreut të Shtetit duhet të realizohet me një proces kushtetues dhe konstruktiv pa i dhënë prioritet emrave.

“Për LSI më i rëndësishëm është procesi, i cili duhet të jetë kushtetues por edhe sa më konstruktiv. Emrat vijnë pas procesit”, tha Ilir Meta.

Këto deklarata Meta i ka bërë nga qyteti i Korcës ku ka qenë prezent në konferencën zgjedhore të LRI.

Top Channel