Rama: PS, platformë e rimëkëmbjes

07/04/2012 00:00

Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare nga ku për më shumë se
40 minuta kryetari i opozitës Edi Rama në fjalën e tij e ka vënë theksin
në rëndësinë që merr përçimi programit për një Rilindje Shqiptare, i
cili shkon paralelisht edhe me anëtarësimet e reja në parti.

Duke iu drejtuar anëtarëve të Asamblesë Kombetare Rama e ka nisur fjalën e tij duke krahasuar modelin aktual qeverisës me atë që ofron PS në programin e saj.

“Ne duam punësim real, ata afrojnë rritje të papunësisë. Ne duam taksim te ndershëm, ata ofrojnë një taksë të sheshtë që mbyt shtresën e mesme dhe te varfërit dhe ndan me thikë edhe vetë sipërmarrjen, midis 95 për qind të sipërmarrësve dhe një 5 përqindëshi që përfiton nga një politikë klienteliste, me sfond tërësisht kriminal. Ose një Rilindje Shqiptare ose dorëzim përballë rrënimit të mëtejshëm”, tha Rama.

Më tej Edi Rama duke u ndalur në çështjet e taksimit u shpreh se Shqipëria ndodhet një situatë dramatike.

“95 për qind të shqiptarëve, të cilëve taksa e sheshtë u bën të paberen ne ekonomine e tyre familjare. Ne do të ulim taksat për këtë 95 përqind të shqiptarëve, nderkohe qe komunitetit sipermarres do t’ia themi shume qarte, nuk mundet qe nje biznes i vogel apo i meser te paguaje taksa njesoj si korporate”, tha Rama.

Po per çeshtjen e taksave, Rama shprehu shqetesimin e biznesmeneve se si sfidohen nga nenpunesit e shtetit, te cilet ne vend qe te mbledhin taksa i bejne atyre presion.

“Ne kemi mbledhur deshmi nga biznesmenet, deshmi te cilat angazhohem qe do t’ia veme ne qafe te gjithe ketyre bandideve, qe ju shkojne nga pas dhe per llogari te tyre personale ne gjithe piramiden se si eshte ndertuar administrata marrin pjesen e tyre…’ku eshte pjesa ime?’- i thote. Ju siguroj qe ajo ‘ku eshte pjesa ime’ eshte pjese, e cila e sfidon taksen e sheshte, ne rastet e shume privatizimeve qe u takojne me ligj e zakon. Panorama e vendeve te tjera, te cilat kane kaluar nga keto eksperienca, regjimesh klienteliste, flet qarte.
Fundi eshte qe ata qe pasurohen me shume detyrohen pastaj t’i investojne per rrethime e per roje qe te mbrohen nga ata qe nuk kane me asgje cfare te humbin”, tha Rama.

Top Channel