“Jam në këtë protestë për natyrën, për Vjosë-Nartën”/ Rama i përgjigjet avokatit, thirrje protestuesve për dialog: Kjo është e vetmja rrugë
Kryeprokuroroja Ina Rama ka pritur në një takim raporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, zotin Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco.
Takimi ishte në kuadër të misionit të tyre dy-ditor faktmbledhës mbi progresin e Shqipërisë. Sipas njoftimit për shtyp nga Prokuroria e Përgjithshme, raporterët u interesuan mbi çështjet që lidhen me drejtësinë shqiptare, duke e vënë theksin tek lufta kundër korrupsionit, çështja e 21 janarit si dhe marrëdhëniet midis institucionit të akuzës me gjykatat dhe ekzekutivin.
Në mënyrë të veçantë kryeprokurorja Ina Rama i njohu raporterët me angazhimin e institucionit që drejton në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit si dhe me fazat e hetimit për ngjarjet e 21 janarit.
Për këtë të fundit raporterët janë interesuar në mënyrë të veçantë, ndërsa kryeprokurorja garantoi se në hetimin e 21 janarit, prokuroria ka qenë dhe do të jetë e vendosur pavarësisht problematikës me të cilën është ndeshur gjatë hetimeve paraprake, por edhe në vazhdim.
Ndërkaq raporterët theksuan rëndësinë që ka për integrimin e vendit, konsolidimi dhe funksionimi i institucioneve të pavarura.
Top Channel