Rama mbledh Këshillin e të Urtëve

02/04/2012 00:00

Kreu opozitës Edi Rama ka mbledhur Këshillin Politik të Partisë Socialiste, që njihet
edhe si Këshilli të Urtëve ku merrnin pjesë Arta Dade, Servet Pëllumbi,
ish-presidenti socialist Rexhep Meidani, ish-kryeministri Ylli Bufi,
Luan Hajdaraga dhe Bashkim Zeneli.

Ky takim ka zgjatur për më shumë se 1 orë e 30 minuta.Partia Socialiste, përfshi pjesmarrësit në takim në përfundim të tij nuk kanë pranuar të pronononcohen për gazetarët rreth asaj cfarë u bisedua.

Por burime konfidenciale nga brenda mbledhjes pohuan për Top Channel, se ne kete takim te keshillit politik te PS eshte diskutuar per zgjedhjen e Presidentit te Republikes, si dhe strategjia e opozites dhe opsionet e saj.

Burimet nuk japin hollësi për propozimet konktete të diskutuara sot e në veçanti për emrin e një kandidature të mundshme, e cila do të vijë nga opozita.

Gjithashtu mësohet se po ne qender te mbledhjes se Keshillit Politik te PS-se ka qene dhe Reforma Zgjedhore.
Kreu opozitës Rama ka kërkuar mendimet e të Urtëve për çështje që i përkasin KQZ-së e në veçanti për procesin e ankimimit.

Këshilli i të Urtëve është një organizëm këshillimor brenda PS krijuar me propozimin e kryetarit të PS-se në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare.

Top Channel