Historia e parlamentarizmit në Shqipëri

01/04/2012 00:00

Historia e parlamentarizmit në Shqipëri është bërë pjesë e axhendës së klubit diplomatik “Mirëserdhe në Shqipëri”, një nismë promovuese për imazhin e vendit e ndërmarrë nga bashkëshortja e ambasadorit të OSBE-së, Ana Maria Volfarth, dhe bashkëshortja e kryeministrit, Liri Berisha.

Bashkë me diplomatet e tjera të akredituara në Tiranë, si dhe zonjat e ambasadorëve të huaj pjesë e klubit diplomatik, ato janë njohur nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli me periudhat e vështira të parlamentarizimit gjatë 100 vjetëve të themelimit të shtetit shqiptar.

Ajo që vuri në dukje zonja Topalli ishte ndryshimi që vendi ka pësuar jo vetëm gjatë periudhave historike të prezantuara prej saj, por edhe gjatë 20 viteve të fundit, kohë të cilën ajo e cilësoi si rilindjen e parlamentarizimit.  

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njohu përfaqësueset e klubit diplomatik “Mirëserdhe në Shqipëri” edhe me projektin për godinën e Parlamentit të ri.

Zonja Topalli shprehu bindjen se kjo ndërtesë e re do të jetë monumenti dinjitoz dhe përfaqësues i shqiptarëve, si dhe simbolika e demokracisë së Shqipërisë së këtij shekulli të ri.

Top Channel