Ukraina godet me dronë platformat nafte ruse në Detin Kaspik, ndërpritet prodhimi në dy rafineri
Policia kineze ka arrestuar gjashtë persona dhe ka mbyllur 16 faqe interneti pas qarkullimit të zërave se automjetet e ushtrisë kishin dalë në rrugët e Pekinit.
Faqet e internetit u morën si bazë nga mediat nëpër botë dhe disa kritikë të politikës së Pekinit sugjeruan se në vend mund të ishte duke u organizuar një grusht shteti.
Zyra Shtetërore për Informacionin përmes Internetit, ZSHII, deklaroi se zërat e rremë patën një influencë negative tek publiku. Dy mirkoblogje popullore kanë ndaluar postimin e komenteve për përdoruesit e tyre.
Sina Weibo dhe Tencent Weibo deklaruan se funksioni i komenteve do të jetë offline mes 31 marsit dhe 3 prillit, në mënyrë që të pengohet përhapja e informacioneve të rreme.
Një zëdhënës i ZSHII deklaroi më herët për agjencinë shtetërore kineze “Xinhua” se dy faqet e internetit janë kritikuar dhe ndëshkuar. Ai shtoi se një numër personash janë paralajmëruar nga autoritetet dhe kanë marrë udhëzime të caktuara.
Postimi i mesazheve në internet vjen në një moment thelbësor për regjimin qeverisës në Kinë, që është goditur nga skandali më i madh në vite kur një nga figurat kryesore të saj, Bo Xilai u shkarkua nga detyra.
Top Channel