Gjirokastër, priten lidhjet e paligjshme të ujit

27/03/2012 00:00

Rreth 25 litra ujë për sekondë vidheshin çdo ditë prej rrjetit kryesor
të furnizimit me ujë nga burimi i Hosit prej qytetarëve lidhjet e
paligjshme të të cilëve janë ndërprerë prej ndërmarrjes së Ujësjellësit.

Të gjitha godinat e vendosura pranë urës së Drinos dhe në faqen e kodrës përballë e përdorinin ujin e përfituar në mënyrë të paligjshme edhe për ujitje e lavazh automjetesh. Në asnjërën prej godinave te vendosura buze lumit nuk shikon depozita uji pasi ata përfitojnë 24 orë furnizim.

Nga ana tjetër prej më tepër se një muaji lagjet e sipërme të qytetit kanë pasur vështirë në furnizimin me ujë për shkak të këtyre ndërhyrjeve.

Sipas specialistëve të Ujësjellësit humbjet në rrjetin shpërndarës llogariten të jenë ende shumë të mëdha. Ndërhyrjet kanë cënuar edhe cilësinë e ujit në shumë raste pasi kanë prodhuar defekte dhe rrjedhje. Gjithashtu debitorët më të mëdhënj ndaj ndërmarrjes mbeten banorët e lagjeve periferike.

Top Channel