Komisioneri Europian për Zgjerimin, Stefan Fule, deklaroi se nuk mund të ketë asnjë skenar për ndarjen e Bosnjes dhe Hercegovinës, ndërsa theksoi se shteti ballkanik mund të antarësohet në BE vetëm si një shtet i vetëm dhe i bashkuar.

Deklarata e Fule erdhi një ditë pasi Parlamenti Europian aprovoi ditën e mërkurë një rezolutë mbi Bosnjen, që nënvizoi se statusi i vendit kandidat në BE mund të jepet vetëm me një shtet dhe një qeveri funksionale.

”Viti 2012 do të jetë ventimtar në rrugën e Bosnjes dhe Hercegovinës drejt BE-së. Brukseli ka nevojë të shohë përpjekje bindëse në progresin e axhendës europiane, duke nisur nga reformat kushtetuese, për të vazhduar me reformën në taksa dhe përgatitje serioze për të zhvilluar një regjistrim serioz të popullsisë”, deklaroi Fule.

Rezoluta i kërkon Sarajevës që të luftojë prirjet ekstremiste fetare dhe nacionaliste, që ngjallin urrjejtjen midis tre grupimeve serioze të shtetit heteregjon, boshnjakëve muslimanë, serbëve ortodoksë dhe kroatëve katolikë.

”Për Bashkimin Europian është e qartë që Bosnja dhe Hercegovina mund të antarësohet në strukturat europiane vetëm si një shtet i vetëm, prandaj liderat lokalë politikë duhet t’i përmbahen çdo nisme që mund të dhunojë sovranitetin dhe autoritetin e vendit”.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë, në vitin 2000, 4,4 milionë persona jetonin në Bosnje. Midis tyre, 48% janë boshnjakë, 37% serbë, 14% kroatë dhe pjesa tjetë i përket pakicave të tjera etnike, kryesisht romë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA