Qeveria siriane refuzon propozimet e Ananit

14/03/2012 04:28

Presidenti sirian Bashar Al-Assad ka hedhur poshtë propozimet e të dërguarit të posçaëm të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan për të ndërmjetësuar përfundimin  e dhunës në Siri, bënë të ditur tre zyrtarë të administratës amerikane për CNN.

Burimet thanë se Al-Assad iu përgjigj propozimeve të Ananit duke thënë se ai nuk e njeh Anan si përfaqësues të Lidhjes Arabe, dhe se ai nuk do të bëjë asgjë derisa opozita të ulë armët e veta.

Anan, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, kishte thënë më parë në një deklaratë se ai u largua me “propozime konkrete” për zyrtarët e qeverisë siriane pas takimit gjatë fundjavës me Al-Asad në Damask. Të martën, para marrjes së përgjigjes, Annan u takua në Turqi me zyrtarë të qeverisë dhe anëtarë të opozitës siriane.

“Sapo të marr përgjigjen e tyre, ne do të dimë si të reagojmë”, tha Annan. “Por më lejoni të them se vrasja dhe dhuna duhet të ndalet. Populli sirian kanë hequr shumë. Ata meritojnë diçka më të mirë”.

Që prej fillimit të protestave një vit më parë, në Siri janë vrarë më shumë se 8.000 vetë dhe një pjesë e tyre, janë gra e femijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA