Një vinç i ngarkuar me detyrën për të lyer urën “Brooklyn” në Nju Jork ka shkaktuar gabimisht një të çarë prej më shumë se 6 metrash në pjesën e poshtme të saj.
Ura është çarë në pjesën e poshtme të saj ku janë hapur pllakat metalike mbështetëse. Fatmirësisht nga incidenti nuk është prekur struktura apo ajo që inxhinierët e quajnë themelet e urës. Ura është mbyllur për disa orë për të mos rrezikuar e për të verifikuar dëmin.
Dëmtimin do të vihej re vetëm nga një varkë që po kalonte nën urë. Drejtuesi i varkës ishte dëshmitari që pa shkëputjen nga struktura dhe rënien në ujë të pjesës metalike të urës e cila në momentin e përplasjes me ujin shkaktoi një zhurmë aq të fuqishme sa u dëgjua deri në Bruklin.
Ura lidh Bruklin me Manhatanin dhe është një ndër simbolet e Nju Jorkut. Ajo u projektua nga inxhinieri gjerman, Johan August Roebling. Roebling ndërroi jetë në vitin 1869, pikërisht në vitin kur nisën punimet për materializimin e projektit të tij, projekt që më pas u udhëhoq nga bashkëshortja dhe djali i tij. Punimet përfunduan dhe ura u hap në vitin 1883.
Top Channel