Piumini ndan me fëmijët librin e tij

13/03/2012 00:00

Shkrimtari italian i librave për fëmijë Roberto Piumini është takuar me
nxenesit e shkollave 9-vjecare “Koto Hoxhi” dhe “Urani Rumbo” në
Gjirokastër.

Nisma është e promovuar nga Konsullata Italiane e Vlorës në bashkëpunim me Konsullaten Italiane të Nderit në Gjirokastër dhe i është drejtuar nxënësve të Seksioneve Europiane të sapo formuara por dhe nxënësve të cilët marrin pjesë në programin Iliria.

Ne takimkanë marrë pjese edhe Konsulli i Pergjithshem i Italise ne Vlore z. Sergio Strozzi, Konsulli i Nderit i Italise ne Gjirokaster z. Teodor Bilushi dhe përfaqësues lokale të arsimit. Piumini është një nga shkrimtarët më të njohur në Itali dhe më të vlerësuar për tekstet për femijë.

Ai është autori dhe ideatori i shumë transmetimeve të suksseshme radiofonike dhe televizive. Rreth 50 nga veprat e tij janë të përkthyera jashtë Italisë. Ne Shqiperi libri “Il Diario di La” ( Ditari i Lasë ) është përkthyer dhe ka dalë në qarkullim në vitin 2009 dhe fëmijët patën kënaqësinë për ta lexuar bashkë me shkrimtarin tregimin “La voce di Sasha” ( Zëri i Sashas) qe ka si personazh kryesor një fëmijë shqiptar.

Top Channel