Iglesias këmbëngul: Nuk martohem!

08/03/2012 19:00

Në një intervistë për revistën ‘Parade’, Enrique Iglesias ka theksuar edhe një herë tjetër se nuk ka ndërmend të martohet me partneren e tij, ish-tenisten Ana Kurnikova.

Këngëtari spanjoll është shprehur se martesa nuk do e ndryshonte aspak lidhjen e tij me bukuroshen ruse me të cilën ai është “shumë i lumtur”.

“Nuk besoj se fillon të duash më shumë një person sepse firmos një kontratë. Kemi 10 vite të lidhur dhe gjithçka shkon mirë. Nuk kemi pse ndryshojmë”, deklaron Iglesias.

Gjithashtu këngëtari zbulon një sekret: “Mendoj se nuk duhet ta them këtë, por bleva një avion të vogël para se të merrja licensën për ta pilotuar… dhe gjithashtu kam fluturuar pa e pasur licensën.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA