Partia Socialiste ka vijuar anëtarësimet e të rinjve në qytetin e
Kavajës. Edi Rama ja ka dedikuar fjalën e tij të ndërprerë disa herë nga
ovacionet rëndësisë që marrin anëtarësimet në gjirin e Partisë
Socialiste.
Duke iu referuar fitores surprizë në zgjedhjet e 8 Majit ku kandidati Elvis Rroshi do të kurëzohej kreu bashkisë së Kavajës, njohur si një prej bastioneve të PD, Rama tha se nëse të rinjtë e të rejat e Kavajës do të kishin ndenjur indiferent ndaj politikës, ndryshimi nuk do të kishte ardhur dhe Bashkia e Kavajës do të vazhdonte të ishte në dorën e injorantëve që e kanë qeverisur Kavajën 20 vjet duke e lënë të prapambetur dhe të pashpresë.
“Në rast se ju, që sot bëheni pjesë e Partisë Socialiste, do të sillni me vete edhe shumë të tjerë si ju, duke i ftuar të bëhen pjesë e betejes sonë për ndryshimin dhe duke u thënë që të mos rrinë në qoshen e tyre, por të merren me politikë për të ndryshuar jetën e tyre, ne do të fitojmë për Shqipërinë, siç fituam për Kavajën”, tha Rama.
Top Channel