AKZ: Qeveria pengon integrimin e shqiptarëve
03/03/2012 00:00
Aleanca Kuq e Zi deklaron se qeveria po pengon projektin europian të
shqiptarëve, duke e lënë vendin gjithnjë e më larg Bashkimit Evropian.
“Eshtë skandal për qeverinë që Serbia merr statusin dhe Shqipërisë i refuzohet për herë të tretë”, thuhet në reagimin e Aleancës.
Aleanca thekson se projekti europian i shqiptarëve kërkon unifikim, ndërkohë që lidershipi politik në vend prodhon vetëm përçarje.
“Politika grindet për përgjegjësinë e refuzimit, ndërsa shqiptarët paguajnë kostot. Refuzimi i statusit kandidat për në BE është dhuratë e politikës për 100-vjetorin e Pavarësisë”, thuhet në reagimin e Aleancës.
Top Channel