Socialistët votojnë kreun e Tiranës

02/03/2012 00:00

Socialistët e Tiranës do të zgjedhin mesditën e së shtunës kryetarin e degës më të madhe të PS.

Në garë janë deputeti Saimir Tahiri dhe Ilir Zela, që dy figura të njohura të PS. Se kush do të drejtojë socialistët e kryeqytetit do të vendoset nga votat e 620 antarëve të asamblesë së zgjeruar të Tiranës, kjo e sanksionuar në statutin e PS.

Të dy kandidatët kanë shpalosur në javët e shkuara platformat e tyre në disa dëgjesa publike përballë antarëve të opozitës në Tiranë. Por përse Sajmir Tahiri dhe Ilir Zela garojnë për këtë detyrë të rëndësishme?

“Unë e konsideroj një përmbushje detyrimi tim ndaj të gjithë socialistëve të partisë së Tiranës, por edhe ndaj qytetarëve që sot ndjehen të pa përfaqësuar me pushtetin e sotëm. Sic e konsideroj një përgjegjësi ndaj asaj që duhet të bëjmë bashkë me opozitarët e sotëm për të fituar zgjedhjet e ardhëshme. Ndjej që kam energji mjaftueshëm për ta bërë këtë sic ndjej edhe sensin e detyrës për t’ju përgjigjur momentit që kërkohët”, tha Tahiri.

“Besoj se kjo garë dhe ajo do të prodhojë një vlerë të shtuar për PS. Qëllimi im është që të bashkoj të gjithë socialistët e të rris efektivitetin e veprimit opozitar të PS të Shqipërisë, në kryeqytet. Mendoj se është koha që gjithkush që mund të japë një kontribut për forcimin e opozitës duhet ta bëjë tani”, deklaroi Zela.

Të dy kandidatët kanë këndvështime të ndryshme për drejtimin e socialistëve të Tiranës, por e përbashkëta e tyre është bashkimi dhe forcimi i kësaj dege.

“Ajo që unë them me siguri ne na duhet shumë punë për të bërë një kërcim cilësor nga cfarë është bërë në të kaluarën duke njohur eksperiencën dhe punën e atyre që kanë qëndruar në këtë detyrë. Duke punuar më fort për të ndërtuar një parti moderne. Jam shumë i sigurt duke ndërtuart ekipe që kanë një projekt fitues, që dinë të punojnë në terren, jo vetëm për organizimin e strukturës së partisë, por edhe komunikimin me qytetarët”, shtoi Tahiri.
 
“Është plotësisht e mundshme të lihen prapa moskuptimet apo keqkuptimet dhe të ecim përpara për të përçuar tek cdo shqiptar idetë e programit të PS të Kongresit të 5 nëntorit. Njëkohësisht fryma e atij kongresi të na mundësojë një veprim opozitar sa më efektiv drejt fitores së zgjedhjeve të ardhshme”, theksoi Zela.

Top Channel