Pakistan, bombardimi amerikan, 21 viktima

17/02/2012 20:40

Të paktën 21 persona mbetën të vrarë në Pakistan ditën e enjte, si pasojë e dy sulmeve paralele pa pilot të avionëve amerikanë.

Në mëngjes, një “drone” goditi një objektiv në zonën e Spalgës, pranë qytetit të Miranshahut, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave.

Disa orë më pas, një avion pa pilot në Vaziristanin qëndror goditi një mjet që po transportonte 15 militantë.

Sulmi i së enjtes është më i përgjakshmi i vitit 2012, përsa i përket bombardimeve amerikane në Pakistan.

Top Channel