Jemen, mijëra vetë manifestojnë në Sana

10/02/2012 20:35

Në Jemen mijëra persona kanë zbritur në shesh në kryeqytetin Sana për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale më 21 shkurt.

Zgjedhjet tani kanë vetëm një kandidat, zëvendës presidentin Abd Rabbo Mansour Hadi, pasi dje pati një sërë protestash për të kundërshtuar numërimin.

Por manifestuesit në Sana kundërshtojnë imunitetin që i është dhënë presidentit në ikje, Ali Abdullah Saleh në kuadër të marrëveshjes së tranzicionit.

Saleh njoftoi muajin e kaluar tërheqjen dhe udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara ku do t’i nënshtrohet një vizite mjekësore, megjithëse nuk konfirmoi se kur do të nisej.

Ai e bëri njoftimin në një “fjalim lamtumire” një ditë pasi deputetët aprovuan ligjin për imunitetin e tij, që parashikonte tërheqjen dhe largimin nga Jemeni.

Muajin e kaluar, në Sana u shënuan protesta kundër ligjit në fjalë sepse qytetarët kërkojnë që ai të gjykohet për manifestuesit e vrarë nga represioni.

Top Channel