Rusia: 49 agjentë të huaj të kapur gjatë 2011

07/02/2012 19:20

Shërbimet sekrete ruse bënë bilancin e punës në vitin 2011. Në takimin ku u publikuan arritjet dhe synimet e shërbimit sekret (FSB) mori pjesë edhe presidenti Dmitri Medvedev.

Gjatë fjalës së rastit, presidentit Medvedev vlerësoi punën e shërbimeve sekrete, sidomos të sektorit të kundra-spiunazhit, sipas të cilit vetëm gjatë vitit 2011, u zbuluan, arrestuan dhe dëbuan 41 agjentë të shërbimeve të huaja dhe 158 informatorë, një pjesë e të cilëve më kombësi dhe shtetësi ruse.

“Rezultatet e punës së shërbimit sekret federal të sigurisë vërtetojnë se aktiviteti i shërbimeve sekrete të huaja në Rusi nuk është reduktuar. Ata janë të interesuar për jetën tonë ekonomike, për jetën tonë politike, për punët tona të brendshme, ndaj ne duhet të jemi të përgatitur dhe të vëmendshëm”, deklaroi Medvedev.

Top Channel