Superbowl, New York Giants përsërisin historinë

06/02/2012 00:00

New York Giants fituan finalen e madhe të Superbowl duke mundur New England Patriots me rezultatin 21-17 dhe arrijnë kështu të marrin unazën e katërt të kampionit.

Ashtu siç ndodhi edhe katër vite më parë, ekipi i New York-ut mundi rivalin kundër çdo parashikimi në momentet e fundit të takimit në një ndeshje shumë emocionuese.

Tom Brady i Patriots nuk arrin të barazojë Joe Montana-n dhe Terry Bradshaw-n si “quarterback”-u me më shumë unaza, ndërsa “quarterback”-u i Giants, Eli Manning, fitoi unazën e dytë të kampionit.

Fundi i takimit kujtoi shumë atë të vitit 2008, kur Patriots ishin në avantazh, por humbën topin duke i dhënë mundësinë e sulmit kundërshtarëve. Kësaj radhe Giants nuk kishin 2 minuta e gjysmë në dispozicion, por katër dhe nuk duhej patjetër të realizonin “touchdown”, por i mjaftonte një “field goal”.

Kur kishin mbetur edhe 57 sekonda lojë Giants realizojnë “touchdown” të lejuar nga Patriots në mënyrë që këta të kishin kohë për një sulm të fundit. Brady tentoi një pasim të gjatë që për pak sa nuk u arrit nga Gronkoski për një “touchdown” që do i jepte suksesin, por nuk ishte e mundur.

Historia u përsërit. Favoriti nuk iu përgjigj parashikimeve. Eli Manning fitoi sërish ndaj Tom Brady.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA