American Airlines, shkurton 13.000 vende pune

02/02/2012 04:40

Kompania mëmë e American Airlines, AMR, tha se do të shkurtojë 13.000 vende pune, numër ky i barabartë me rreth 15% të fuqisë punëtore.

AMR, kërkon të shkurtojë shpenzimet e personelit me 20%, në një përpjekje për të reduktuar shpenzimet nga 2 milardë dollarë si dhe për të rritur të ardhurat nga 1 miliardë $ në vit.

AMR, e cila parashtroi mbrojtjen nga falimentimi në nëntor, gjithashtu kërkon të bëjë ndryshime për pensionet e stafit.

88.000 punëtorë përfaqësohen kryesisht nga tre sindikatat kryesore, të cilat janë kundër ndryshimeve. AMR tha se ka në plan të fillojë negociatat me tre sindikatat së shpejti.

AMR ka humbur 884 milion dollarë në nëntë muajt e parë të 2011-ës, dhe të martën zbuloi një humbje prej 904 milion dollarësh vetëm për muajin dhjetor. Kompania ka humbur më shumë se 11 miliardë dollarë që nga viti 2001.

Top Channel