Kanada, burg përjetë familjes afgane

30/01/2012 16:20

Një gjykatë në Kanada dënoi me burg përjetë 3 pjesëtarët e një familje afgane që jetonte prej vitesh atje, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e 3 vajzave të tyre.

Jurisë iu deshën 15 orë kohë për të shqyrtuar dosjen ndaj babait Mohammad Shafia, 58 vjec, nënës Tooba Yahya, 42 vjec dhe djalit të tyre 21-vjecar Hamedi. Në fund të procesit ata u shpallën fajtorë për vrasjen e 3 vajzave, Zainab, 19 vjec, Sahar, 17 vjec dhe Geeti, 13 vjec.

Vrasjet sipas autoriteteve kanadeze kishin ndodhur pasi 3 vajzat kishin thyer “kodin e tyre moral” me veshjet, shoqërinë me meshkujt si dhe aktivizimit nëpër rrjetet sociale në internet.

Familjarët mohuan krimin duke deklaruar se nuk e kishin kryer ata vrasjen e trefishtë dhe se vendimi që u dha ishte i padrejtë. Megjithatë, gjykata mbroi vendimin e saj duke deklaruar se provat ishin të pakundërshtueshme dhe që nuk ngjallnin kurrfarë dyshimi për autorësinë e krimit.

Krimi daton që në vitin 2009, kur trupat e pajetë të 3 vajzave, bashkë me Rona Amir Mohammad, gruaja e parë e Mohammad Shafia, u gjetën të hedhura në një kanal në Kingston, afër Ontarios, ku familja kishte qendruar për një natë para kthimit për në banesën e tyre në Niagara Falls.

Në Afganistan…

Një grua u arrestua në Afganistan nën akuzën e vrasjes së vajzës së saj, pasi kjo e fundit “kishte dështuar” të lindte djalë.

Arrestimi ndodhi në veri-lindje ta Afganistanit në provincën Kunduz. Vrasja mendohet se ka ndodhur dy ditë më parë. Gruaja e arrestuar akuzohet se së bashku me dhëndrin e vajzës së saj, e kanë mbytur atë, pasi ajo kishte lindur vajzë.

Lindja e një vajze në Afganistan, në shumicën e rasteve shihet si barrë për familjen, ndërkohë që lindja e një djali është gëzim.

Raportet organizatave humanitare ndërkombëtare disa herë kanë sjellë në qendër të vëmendjes abuzimin me të drejtat e grave në Afganistan.

FOTO GALERI
2/2
E ëma e 3 vajzave pas shpalljes fajtore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA