BE, firmoset pakti fiskal, kundër Britania dhe Çekia

30/01/2012 23:00

Të gjithë vendet anetare të Bashkimit Europian, përvec Britanisë së Madhe dhe Republikës Ceke, firmosën “paktin fiskal”, gjatë samitit që u zhvillua në Bruksel.

Përmes ketij pakti, synohet të përforcohen rregullat e bilancit dhe deficitit në të gjithë 25 firmëtarët.  

Pakti u arrit pas një tjetër marrëveshje; zgjerimin e mbledhjeve të anëtarëve të Eurozonës, me pjesëmarrjen e vendeve që kanë nënshkruar paktin e bilancit, megjithëse nuk janë anëtarë të Eurogrupit.

Gjatë diskutimeve pati një përplasje të fortë mes Polonisë, pro kësaj ideje dhe Francës që e kundërshtonte.

Sipas disa burimeve, mirëkuptimi u gjet, me zhvillimin e dy takimeve në vit të Eurozonës, ku do të debatohen tema e strategjive që lidhen me monedhën e përbashkët.

Një tjetër mbledhje do të jetë e hapur për vendet e tjerë anëtare të paktit fiskal, që do të trajtojnë cështjen e ripërtëritjes së euros dhe konkurrueshmërinë.

Në Brukselin e paralizuar nga grevat kundër papunësisë dhe masave të shpetimit, u formalizua marrëveshja për Fondin Shtet-Shpëtues apo sic njihet. Gjithashtu u miratua deklarata për rritjen e punësimit.

Top Channel