Irani kërcënon me internetin, nëse pret kabllot nënujorë në Hormuz, pasoja të rënda edhe në Europë Qeveria afgane po planifikon një takim me përfaqësues të Talebanëve në Arabinë Saudite si përpjekje për rifillimin e bisedimeve të paqes.
BBC ka mësuar se takimi i cilësuar historik për vendin do të zhvillohet javët në vazhdim, përpara krijimit të një zyre të Talebanëve në Katar.
Deri më tani besnikët e regjimit të përmbysur ne 2001-shin kanë refuzuar ta njohin qeverinë e presidentit Hamid Karzait. Zyrtarë të lartë në Kabul pohojnë pjesëmarrjen e talebanëve në takim, ndonëse vetë grupi militant ka refuzuar të komentojë mbi këtë levizjë.
Deri tani ata kanë insistuar të flasin vetëm me Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë aleatë të qeverisë afgane. Edhe nëse zyra e talebanëve hapet në Katar, ne do t’i vazhdojmë përpjekjet tona për bisedime përmes rrugësh të tjera në rajon, përfshirë ndërhyrjen e Arabisë Saudite dhe Turqisë, thanë të njëjtat zyrtare për BBC.
Sauditët kanë luajtur rol të rëndësishëm në të kaluarën, dhe ne e vlerësojmë shumë punën e tyre. Tentativat e Katarit dhe Shteteve të Bashkuara për rinisjen e procesit të paqes pa konsultimin e plotë me qeverinë afgane, e nervozuan aq shumë presidentin Karzai sa në muajin dhjetor tërhoqi ambasadorin e vendit të tij nga Doha.
Sipas raporteve të të përditshmes britanike “Daily Telegraph”, një numër drejtuesish talebanë kanë mbërritur tashmë në Katar, por detajet për krijimin e një zyre të tyren të përhershme në këtë vend, ende nuk janë finalizuar.
Top Channel