Shkarkimi i Spahiut, ngrihet Komisioni

26/01/2012 00:00

Vendimi për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e nënkryetarit
të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kaloi, ashtu siç pritej, pa asnjë 
surprizë.

Me 74 votat pro te mazhorances dhe voten kunder te opozites, u ngrit
komisioni që per tre jave do te hetoje veprimtarine e Kreshnik Spahiut
me objekt diskretitimin e figures se nje funksionari te larte shtetëror
dhe shkeljen e kushtetutës.

Per opoziten, e cila beri te qarte se eshte e pakenaqur nga ushtrimi i detyres se zotit Spahiu si nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ky vendim merret per intresa partiake te demokrateve, ndersa demokratet thone se vendimi, megjithese i vonuar, mbron dinjitetin e kuvendit, qe ka zgjedhur Kreshnik Spahiun ne ate detyre.

“Vendimi për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar veprimtarinë e nënkryetarit të KLD-së, as na bashkon dhe as na ndan nga ju, sepse për ne dhe jo vetëm për ne, është i qartë qëllimi juaj i vërtetë. Ju nuk ju intereson veprimtaria e zotit Spahiu si nënkryetar i KLD-së, por e ardhmja politike dhe në politikë e tij dhe e kryetarit të KLD-së. Trembeni se do t’ju marrin votat dhe nuk keni faj për këtë, por nuk do të arrini as të ruani vota dhe as të merrni vota, duke prerë koka”, tha deputeti socialist Fatmir Xhafaj.

Ndërsa deputeti Alibeaj në fjalën e tij u shpreh: “Tashme per te gjithe ne eshte i njohur fakti qe Keshilli i Larte i Drejtesise nuk eshte duke kryer veprimtarinë e vet, ate qe Kushtetuta dhe ligji thote, por eshte duke u kuturisur neper peligrinazhe politike te ndermarra dhe te njesuara me emrin e individit, qe ky Kuvend e ka emeruar. Dhe une besoj qe minimuni i detyrimin etik moral dhe politik ndaj qytetareve eshte qe Kuvendi te mbaje qendrim”.

Ndarja per kete çeshtje u reflektua edhe ne vendimin e opozites per te mos marre pjese ne kete komision, i cili do te drejtohet per demokratet nga ish-ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj.

Spahiu refuzohet në Kuvend

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu me një letër drejtuar kryetares së Kuvendit, zonjës Topalli i ka kërkuar të drejtën e fjalës në seancën plenare, para se të hidhej në votim, ngritja e një komisioni hetimor për shkarkimin e tij.

Ne letren drejtuar Topallit, Spahiu shprehet se, ne seancen degjimore Komisioni i Ligjeve, ne menyre arbitrare dhe aspak morale e nxorri jashte ketij komisioni 10 minuta pas nisjes se kesaj seance, duke thirrur edhe forcat e sigurise, pa i dhene te drejten e fjales.

Numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i ka kerkuar publikisht kryeparlamentares mundësinë dhe të drejtën e fjalës duke argumentuar se vetem ne kete menyre garantohet parimi për një proces të rregullt ligjor dhe mbi të gjitha të drejtë, parim ky i shkelur nga Komisioni i Ligjeve.

Spahiu ka marre pergjigje negative nga kuvendi i Shqiperise, per kerkesen e tij. Me nje shkrese zyrtare kuvendi ja ka mohuar kete te drejte, per te cilen nenkryetari i KLD-se, sqaron se, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Marlind Myftiu, i cili i ka sugjeruar zëvendëskryetarit të Këshilit të Lartë të Drejtësisë të lexojë rregulloren e Kuvendit, pa referuar asnjë pike apo nen të saj, sipas të cilës ai nuk mund të flasë në seancë plenare.

Spahiu denoncon sërish vendimin për të mos lejuar atë të flasë dhe të vetëmbrohet për akuzat e ngritura ndaj tij dhe mbi të gjitha mbi sulmin që po u kryhet një institucioni kushtetues si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të cilit Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka garantuar autonomi të plotë vendimmarrje, si rrjedhojë e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, për të cilin Kuvendi i Shqipërisë,- shprehet Spahiu, – 33 deputët e mazhorancës po tregojnë mungesë respekti duke shkelur Kushtetutën në mënyrë flagrante.

 

Top Channel