Zhvillimet e reja për hetimin e 21 janarit kanë nxitur retorika të
ashpra në Kuvendin e Shqiperisë. Kjo ishte çështja e vetme që deputetet
demokrate dhe socialiste diskutuan në pikën e fundit jashtë rendit të
dites.

Opozita kembenguli se protesta e 21 janarit, ku mbeten te vrare kater demonstrues, nuk kishte per qellim marrjen me dhune te pushtetit, ndersa demokratet nuk heqin dore nga kerkesa per te hetuar kryesocialistin Edi Rama, si organizator i dhunes kunder rendit kushtetues.

Pjese nga debati ne seance plenare:

Brace: Nuk ka patur absolutisht asnjë lloj tentative për të cënuar rendin kushtetues me 21 janar. Dhe proven e ke te qarte. (I drejtohet Topallit) Ke qene ne zyren tende e rrethuar me automatike ne dore dhe nuk ka ardhur njeri te te trokase ne dere. Atij zotnise tjeter, kryeministrit te vendit, i erdhen njerezit ne bulevard, i vajten deri tek kangjellat dhe, me fal per shprehjen, i kthyen prapanicen. Nuk tentuan asnje sekonde zyren e tij. Pikerisht se bene kete gje ai urdheroi vrasjen e kater njerezve. I gjithe zinxhiri urdherues i Gardes se Republikes varet nga ministri i Brendshem. Lulzim Basha ka qene. Ja ku e ke ligjin zonje. Ky eshte ligji yt.

Topalli: Absolutisht. dhe zbatimi i tij eshte nderi i ketij vendi…

Brace: Ai ka dhene urdher dhe vrau 4 njerez…

Topalli: …zbatimi i ligjit eshte detyre dhe nderi i atyre qe e bene.

Brace: 4 te vrare rendojne mbi Sali Berishen, Lulzim Bashen dhe ata vrasesit e tjere.

Topalli: Une dhe ju te gjthe e dime se ajo ishte e planifikuar, e organizuar e realizuar per t’u realizuar me te gjitha mjetet ne 5 ore rrethim. Natyrisht planifikuesit dhe realizuesit do te pergjigjen. I pari e ka emrin Edi Rama. Nuk e kalon me letren e tij. 

Kjo retorike e forte pritet te jete edhe fryma qe mund te mbizoteroje mbledhjen e se premtes te Keshillit te Imuniteteve, ku tre deputetet socialiste, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj do te degjohen rreth kerkeses se Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama per heqjen e imunitetit te tyre.

Top Channel