Analisti i njohur britanik i ‘Economist Intelligence Unit’ në Londër,
Gabriel Partosh thotë për Top Channel se akuzat për konspiracion të
qeverisë shqiptare për të mbuluar vrasjet e protestuesve më 21 Janar,
janë një grusht shumë i rëndë për reputacionin e Shqipërisë, sa i përket
standardeve të demokracisë, vendosjes së shtetit ligjor, ndarjes së
pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, të gjitha këto çështje që
kryesore për suksesin eventual të Shqipërisë në integrimin evropian dhe
hyrjen eventuale në Bashkimin Evropian.

Top Channel: Z .Partosh, sikur te mos mjaftonin vrasjet e kater qytetareve para nje viti, perpara nje selie qeverie ne mes te Evropes, tani kemi konspiracion per mbulim faktesh dhe provash per ngjarjet e 21 janarit. Ciniket do te thonin “Miresevini ne Shqiperine demokratike qe aspiron te futet ne Evrope?” Cfare do te thone keto zhvillime per reputacionin e Shqiperise ne bote ?

Gabriel Partosh: Mendoj se ndoshta nuk do te ishte qasje e mire te jesh shume cinik dhe komenti i pare do te ishte se Sqhiperia ka pasur shume arritje ne rrugen e ndertimit te demokracise nga zeroja. Por, natyrisht ne sot po flasim per situaten aktuale dhe jo arritje.Faktikisht, kemi te bejme me akuza shume serioze, si konspiracioni i dukshem dhe i raportuar i nje incidenti shume shume serioz, incidentit me te pergjakshem ne vitet e fundit ne Shqiperi. Ne kete kuptim, ajo çka po ndodh do te shihet si nje grusht shume i rende per reputacionin e Shqiperise, sa i perket standardeve te demokracise, vendosjes se shtetit ligjor, ndarjes se pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqesor, te gjitha çeshtje qe natyrisht jane kryesore per suksesin eventual te Shqiperise ne integrimin evropian dhe hyrjen eventuale ne Bashkimin Evropian.Mendoj se ne nje kuptim ky eshte nje tjeter problem me te cilin Shqiperia do duhet te perballet dhe ta zgjidhe.

Top Channel:  Z.Partosh, Kryeministri Berisha ka kercenuar per arrestimin e Kryeprokurores dhe Presidentit pas mbarimit te mandateve te tyre. Dukshem kemi te bejme me nje pershkallezim te retorikes, jo me ne nje vend si Bjellorusia apo Ukraina, por per Shqiperine, që aspiron të jetë pjesë e BE-së. A mendoni se per sjellje te tilla per nje vend qe zyrtarisht aspiron te anetaresohet ne BE, komuniteti nderkombetare duhet te jete me intolerant dhe me i qarte ne qendrimet e tyre, edhe pse kane prioritete te tjera per mbijetese?

Gabriel Partosh:Mendoj se pika e pare qe duhet theksuar eshte se leshimi dhe berja e kercenimeve ndaj agjencive te zbatimit te ligjit e gjyqesorit, do te shihet si nderhyrje ne punen e ketyre agjencive nga Ekzekutivi dhe kjo do te konsiderohet si nje rast shume serioz i perpjekjeve per te nderhyre ne pavaresine e tyre dhe menyren se si vendosin ato drejtesine. A duhet BE-ja te adoptoje nje linje te ashper? Problemi eshte se BE-ja nuk eshte se po merret shume me qortime dhe kritika ndaj vendeve aspirante, pra vendet qe duken se kane hyre ne rrugen e demokracise dhe në vendosjen e shtetit ligjor, edhe kur kane pasur probleme te shumta dhe kthime mbrapa, siç kemi pare ne disa vende te Ballkanit. Mendoj se nuk eshte çeshtja e adoptimit te qendrimeve te forta verbale, sesa BE-ja t’i permbahet kushteve qe ka vendosur vete dhe keto jane kushte shume te qarta. Ne te vertete, BE-ja ne nje menyre te matur dhe te ekulibruar ka kritikuar rekordin e Shqiperise ne vitet e fundit.Vete fakti qe ne dy raste  Shqiperia ka deshtuar ne marrjen e statusit te vendit kandidat eshte nje shprehje shume e qarte e pikepamjeve te BE-se. Nuk kemi te bejme me çeshtje fjalesh sesa veprash, jo vetem sa i perket asaj qe Shqiperia lipset te beje, por edhe sa i perket reagimit te BE-se, per menyren sesi inkurajon Shqiperine qe te performoje me mire.

Top Channel: Z. Partosh, e ndersa ne kuader te hetimeve opozita dhe kreu i saj jane shprehur te hapur per te qene te gatshem per te dhene llogari ne emer te drejtesise, ajo kerkon qe edhe Kryeministri dhe Kryetari i Bashkise te hetohen per ngjarrjet e 21 Janarit. A nuk do te ishte nje veprim inkurajues, nese Kryeministri Berisha do iofronte veten drejtesise per tu hetuar,  per ti treguar vendit dhe botes qe askush ne Shqiperinuk eshte mbi ligjin ?

Gabriel Partosh:  Ne pergjithesi, do te ishte inkurajuese, nesete gjitha palet do te bashkepunonin ne menyre te plote me hetimin e ngjarjeve te 21 Janarit, me Prokurorine e Pergjithshme, duke lene menjane pikepamjet e tyre politike, pelqimet e mospelqimet dhe ne nje menyre te merrnin pjese ne nje hetim, qe do te demostronte realisht se askush nuk qendron mbi ligjin. Natyrisht, askush nuk duhet te argumentojë, me perjashtim te disa antereve te opozites se kemi te bejme me nje rast te precizuar, natyrisht  ka pasur dhune edhe nga ana e protestuesve qe duhet mbajtur parasysh.  Por edhe nese kjo provohet ne gjykate, nuk mund te justifikoje ate lloj veprimi qe ndodhi, derdhjen e gjakut, vrasjet dhe nese vertete ka nje konspiracion per fshehjen e te dhenave dhe fakteve nga ana e qeverise, kjo natyrisht nuk mund te justifikohet.

Top Channel: Problemi eshte edhe nese ndodh kjo, serish ka shqetesim per mosfunksionim e tere hallkave te drejtesise ne Shqiperi. Njera pale thote qe nuk funksionon Prokuroria,  te tjeret thone se edhe nese funksionon  Prokuroria nuk funksionojne Gjykatat, te cilat i nxjerrin njerezit te pafajshem. Ne kete kontekst, shto ketu edhe kercenimet e Kryeministrit per Prokuroren e Pergjithshme dhe Presidentin, sa jane realisht gjasat qe Shqiperise t’i hapet drita jeshile per statusin e vendit kandidat ne BE ?

Gabriel Partosh
:  Mendoj se Shqiperia ka ende per te kaluar disa pengesa. Njera prej tyre, dhe ju iu referuar asaj, eshte vete fakti se asnje politikan i larte i spikatur nuk eshte denuar per akuzat per korrupsion ne vitet e fundit. Askush nuk mund te mohoje se nuk ka pasur raste korrupsioni. Eshte çeshtje gjykimi gjyqesor, nese nje individ ka qene ose jo i perfshire dhe jo çdo akuze qendron.Por mendoj se kjo eshte nje pengese shume e rendesishme qe Shqiperia do duhet ta kaloje. Me fjale te tjera, ne rast se Shqiperia nuk ndjek rrugen qe i kane percaktuar  te ndjeke, nje nga keto çeshtje eshte pikerisht qe te garantoje se ata qe akuzohen per korrupsion pavaresisht nga statusi i tyre, hetohen, ndiqen penalisht  dhe nese provohen akuzat te shpallen fajtor . Dhe ky eshte nje kusht shume i rendesishem qe duhet permbushur, paralelisht me garantimin e pavaresise se gjyqesorit, çka eshte nje çeshtje shume shume e rendesishme.

Natyrisht edhe duke demostruar perpara botes se Shqiperia nuk do te shenoje kthim mbrapa ne standardet demokratike, por ne nje kuptim do te tentoje te rikuperoje ate terren,qe ka humbur ne vitet e fundit. Dhe jo vetem kaq, por te avancoje akoma meperpara ne kete drejtim.

Intervistoi ARBEN MANAJ

Top Channel