Korrupsioini dhe e drejta mbi pronat

25/01/2012 00:00

Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi shfrytëzoi një forum biznesi të nivelit të lartë, që organizoi ambsada britanike në Ttiranë, për të prekur dy cështje që sipas tij pengojnë biznesin dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

“Ka dy pjesë të progres-raportit që ne bëjmë që nuk janë plotësisht ekonomi e pastër, por që në mënyrë të pashmangshme ndikojnë aktivitetin ekonomik. Ato janë të drejtat e pronës dhe zbatimi i ligjit. Teksa diskutoni shifrat e ekonomisë, unë do ju ftoja ju përfaqësues të qeverisë dhe biznesmenë të fokusoheni tek këto dy cështje”, deklaroi Sequi.

“Kjo, sepse ju do të pasuroheni në Shqipëri nëse do të garantohet siguria e titujve të pronësisë, nëse kontratat do të zbatohen. Gjithashtu, do të prosperoni nëse nuk do të kapeni në procedura të ngadalta dhe dekurajuese gjyqësore, nëse korrupsioni dhe konkurrenca e pandershme do luftohen”, vijoi ambasadori.

Ndërsa ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, në cilësinë e organizatores së forumit, tha se zgjidhja e këtyre cështjeve dhe reformat ekonomike pro-biznesit, janë një nga kushtet kyce për integrimin e Shqipërisë.

“Si një kampione e zgjerimit Britania e Madhe është e qartë në qëndrimin e saj se Shqipëria i përket Bashkimit Europian. Ne duam ta shohim Shqipërinë të bëjë progres dhe duam ta shohim këtë vit. Po punojmë me partnerët tanë shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë për të mbështetur reformat e domosdoshme për arritjen e këtij qëllimi. Reformat ekonomike pro-biznesit janë një pjesë kyce e tij”, u shpreh Fiona McwIlham.

Forumi britaniko-shqiptar për reforma në biznes dhe ekonomi u ndoq nga politikanë, ambasadorë dhe ekspertë të niveleve më të larta. Ai kishte për qëllim, që vec rritjes së bashkëpunimit ekonomik mes Britanisë dhe Shqipërisë, të evidentonte edhe reformat e nevojshme që lehtësojnë integrimin e vendit.

Top Channel