Disa arsye psikologjike se përse disa gra tërhiqen nga ‘kriminelët’
Mbreti i Spanjës është një feminist serial dhe ndër tentativat e tij të
guximshme ndaj grave të suksesshme përmendet edhe ajo ndaj princeshës
Diana, ndërsa kjo e fundit ishte me pushime me princin Charles në Majorka.
Sipas një libri botuar së fundmi i titulluar “The Solitude of the Queen”, i shkruar nga Pilar Eyre dhe që pritet që të sjellë debate në vendin katolik, thuhet se mbreti Juan Carlos është një joshës profesionist, i cili ka patur shumë lidhje jashtëmartesore. Madje mbreti nuk fle në të njëjtin shtrat me gruan e tij që prej 35 vjetësh.
Në libër shkruhet se monarku 74-vjeçar, jo vetëm që nuk heq dore nga taktikat e tij, por ai përpiqet që të ruajë formën duke marrë vitamina dhe trajtime kundër plakjes.
Në librin e shkruar nga Eyre, zbardhet me detaje taktika e mbretit ndaj princeshës Diana, ndërsa ajo ishte me pushime në Spanjë, vite më parë.
Këto detaje përforcojnë ato çka ka shkruar në vitin 2004 Lady Colin Campbell, sipas së cilës princesha Diana pati një ‘përplasje’ me Juan Carlos në një anije turistike në gusht të vitit 1986. Ndersa gjatë një vizite në Madrid në vitin 1987, të princit Charles dhe gruas së tij bukuroshe, Mbreti Juan Carlos u fotografua ndërsa i buzëqeshte dhe i puthte dorën princeshës, një gjest ky që e sikletosi Dianën.
Në librin e Eyre-s thuhet edhe se Mbretëresha Sofia nuk ka fjetur në shtratin martesor që prej vitit 1976 dhe ka qëndruar në këtë martesë thjesht për emërtimin. Mbretëresha ka mbajtur këtë qëndrim për shkak, të lidhjes që mendohet që ka patur bashëkshorti i saj me yllin e kinematografisë së asaj kohe në Spanjë, Sara Montiel. Sofia, e cila sot është 73 vjec; në atë kohë, pra në vitin 1976, një ditë pasi mori vesh për lidhjen e të shoqit, u detyrua që të ndiqte një ndeshje futbolli, për shkak të respektimit të protokollit. Megjithatë ajo vendosi që të kishte një jetë të ndarë me bashkëshortin e saj. Në libër thuhet se ‘roli i mbretëreshës është i trishtueshëm, pasi ajo është gruaja më e vetmuar në Spanjë”.
Top Channel