Asnjë gjurmë nga shtatzania e Aniston

23/01/2012 17:10

Jennifer Aniston nuk shfaqi asnjë shenjë të shtatzanisë së saj, ndërsa u fotografua në publik ditën e dielë, përkrah të dashurit të saj, Justin Theroux.

Prej disa javësh, rreth 42-vjeçares qarkullonin zëra se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë. Spekulimet morën jetë pasi Aniston i kërkoi manaxherit të saj që të mos negocionte asnjë kontratë për muajt e ardhshëm, pasi kishte nevojë për një pushim nga të gjithë aktivitetet.

Megjithatë, fotografitë e publikuara në disa gazeta rozë treguan se Aniston jo vetëm që nuk ka asnjë shenjë shtatzanie, por është edhe më e dobët se sa disa muaj më parë.

Ylli i serialit “Friends” është që prej tetë muajsh e lidhur me 40-vjeçarin Theroux. Sipas mediave, duket se ajo ka kërkuar shkëputjen nga aktiviteti, vetëm për të kaluar më tepër kohë me të dashurin e saj.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA