Totozani: Të shpejtohet për 21 janarin

20/01/2012 00:00

Avokati i Popullit u takua në Bruksel me Stefano Sannino-n, drejtorin e
Përgjithshëm për Zgjerimin, me krerët e njësisë për Shqipërinë në
Komisionin Europian, si dhe me shefin e shërbimit diplomatik të
Bashkimit Europian për Ballkanin.

Në një intervistë për Top Channel, Totozani kërkon shpejtimin e hetimeve për 21 janarin, si dhe bashkëpunimin e të gjitha strukturave.

TCH: Zoti Totozani, kjo eshte vizita juaj e pare ne Bruksel si Avokat i Popullit e jeni takuar me perfaqesues te Komisionit dhe Keshillit te BE-se? Cfare mesazhesh ju percollen zyrtaret europiane?

Totozani: Ne te gjitha takimet qe kam patur me perfaqesuesit e Komisionit dhe te Aksionit te Jashtem te Bashkimit Europian, mesazhi ishte i njejte: Institucioni i Avokatit te Popullit eshte nje institucion shume i rendesishem per zhvillimin e demokracise ne vend, per mbrojtjen dhe promovimin e te drejtave te njeriut dhe si i tille do te gjeje te gjiithe mbeshtetjen nga Bashkimi Europian dhe strukturat e BEse, mbeshtetje qe do te jete ne menyra nga me te ndryshmet. Por do mbeshtetemi, sic m’u tha ne takime, qe ky rol vital i ketij institucioni per mbarevajtjen e demokracise ne vend, te kete sukses, te jete i sukseshem ne radhe te pare per qytetaret shqiptare.

TCH
: A pati ndonje shqetesim qe u ngrit gjate ketyre takimeve?

Totozani: Ishin kryesisht takime njohese per vizionin tim dhe vizionin e Avokatit te Popullit ne te ardhmen.

TCH: Cfare qendrimi ka Avokati i Popullit mbi 21 Janarin?

Totozani: Duhet ditur qe Avokati i Popullit qe me 23 janar ka nxjerre nje raport per gjithcka ndodhi ne 21 janar. Sigurisht ne jemi nje institucion qe mbron te drejtat e qytetareve dhe ne kete rast qytetaret kerkojne drejtesi, kam parasysh ketu ne radhe te pare, perpara te tjereve, familjaret e viktimave. Pas ores 5 ne zhvillimin e demonstrates ka pasur dhune nga policia, perdorim jo-proporcional te forces, tejkalim jo-profesional te forces nga ana e policise, dhe jane shkelur nje sere te drejtash ndaj qytetareve shqipetare: duke filluar nga mos-prania e avokatit, mos-njoftimi i familjareve, mos-thirrja e mjekut, ndonjehere pengesa ndaj institucioneve te shoqerise civile per te monitoruar gjendjen e personave te arrestuar.. Pra, ka pasur nje sere problematikash, te cilat jane evidentuar dhe do te evidentohen serisht edhe ne raportin e ketij viti qe do te publikohet rreth dates 20 shkurt. Perfitoj nga rasti qe te ftoj institucionin e Prokurorise qe te nxitoje me hetimet, e gjithashtu te gjitha institucionet e tjera te shtetit shqipetar qe kane qene pjese e kesaj situate te rende qe ka kaluar Shqiperia qe te bashkepunojne me Prokurorine e Pergjithshme, ne menyre te tille qe hetimet te mbarojne sa me shpejte, qe gjykimi te behet sa me shpejte, qe drejtesia te shkoje tek i zoti dhe qytetaret te marrin drejtesine qe u takon.

TCH: A ka pasur shqetesime te tjera nga qytetaret, e pak a shume mbi cilat tema?

Totozani: Gjate ketyre 2-3 javeve kemi pasur nje rekord, krahasuar me vitet e tjera. Per shembull, ne 2-javet e para te 2011, ne Avokatin e Popullit kane mberritur 20-25 kerkesa (ankesa nga qytetaret) gjithsej, ndersa kete vit kemi patur 280 ankesa per 2-javet e para. Problematikat jane te ndryshme e te larmishme. Qytetaret vijne per problemet e prones, per pushimin e padrejte nga administrata publike, per probleme qe lidhen me burgjet, paraburgimin nga policia, pra per probleme nga me te ndryshmet.

TCH: Cfare zgjidhjesh u keni dhene ju?

Totozani: Sigurisht qe Avokati i Popullit ka procedurat e tij ligjore, kemi instrumentat tane. Ne disa raste kemi ndertuar rekomandimet per institucionet shteterore, te cilat do te duhet te zbatohen sepse, tani sic e dini, rekomandimet e Avokatit te Popullit perbejne kriterin e 12 per marrjen e statusit kandidat, por ne disa raste kemi nisur dhe hetimet, sic eshte rasti i Vlores, i konfliktit midis Gardes se Republikes dhe Drejtorise se Sherbimeve qeveritare me qytetaret, me disa familje pronare ne Vlore. Jemi ne fazen e permbylljes se hetimeve dhe do te dalim se shpejti me konkluzionet dhe rekomandimet perkatese. Po keshtu kemi ndermarre nje sere aktivitetesh te tjera si vizita njohese per problematika sic eshte rasti i komunave te permbytura dhe ende te pademshperblyera .. keshtu qe kemi aktivitete nga me te ndryshme.

Intervistoi ARTA TOZAJ

Top Channel