Spice Girls “OK” ribashkimit, refuzon Viktoria

20/01/2012 23:15

Një ribashkim i  mundshëm i Spice Girls për të performuar në Lojërat Olimpike të Londrës në verën e këtij viti duket se ka dështuar që në nisje.

Lajmet e fundit në Shtetet e Bashkuara theksojnë se vajzat kanë dëshirë t’i hyjnë kësaj aventure për të performuar në këtë event sportiv madhështor, por problemi duket se qendron tek Victoria Beckham e cila nuk dëshiron të bashkohet me grupin.

Ish-banda numër një në botë është shumë afër arritjes se një marrëveshje, ku Mel B duket se po i shtyn ato drejt ribashkimit duke bindur pjesën më të madhe të grupit të bëjnë këtë.  

Geri Haliwell është e gatshme të hidhet edhe një herë në skenë edhe pse është bërë tashmë nënë e një fëmije.

Mel C, e cila është bërë një aktore skenike e suksesshme, do të pëlqente të performonte në stadiumin Olimpik.  

“Në Olimipiadë do të ishte brilante, por nuk e di se çfarë do të ndodhë në të vërtetë. Do të kisha dëshirë ta bëja këtë, por do të duhej të përfshiheshim të pesta”, tha Mel C.
    
Sipas një burimi vajzat janë të gatshmne ta bëjnë këtë por me Viktorian që bëhet një pengesë, ribashkimi mbetet në dyshim.

Gjithsesi mund të ketë një shans që Viktoria të ndërrojë mëndje, nëse bashkëshorti i saj David Bekham do të përzgjidhet të luajë për Britaninë e Madhe këtë verë.

Top Channel