Londër 2012, masat e sigurisë

20/01/2012 00:08

Autoritetet britanike të sigurisë janë duke zhvilluar manovra të karaterit ushtarak në lumin Tamiz që përshkron kryeqytetin britanik, në prag të Lojrave Olimpike të verës.

Në këto manovra marrin pjesë ushtrake nga marina policore, njësi të armatosura me armë zjarri, njësi mbështetëse nga ajri, anije dhe motovedeta ushtarake, anije patrullimi dhe hekikopterë të tipit Lynx.

Megjithate, zyrtari që është përgjegjës për sigurinë e Lojrave Olimpike të këtij viti tha se manovrat nuk bëheshin në kundërpërgjigje të ndonjë kërcënimi specifik.

Sipas policisë britanike rreth 9 mijë policë do të jenë në shërbim në Londër në ditët më të rëndësishme të lojrave, ndërkohë 12 mijë në shkallë kombëtare gjatë tërë kohës së zhvillimit të tyre.

Në një zhvillim tjetër, Drejtori i Interpolit, ka deklaruar se nuk ka ndonjë të dhënë nga Shërbimet Sekrete se Lojërat Olimpike do të jenë objektiv nga terroristët apo organzitata kriminale.

Ron Noble, shefi i Interpolit deklaroi përpara zyrtarëve britanikë të sigurisë, se Britania nuk kishte stafin e mjaftueshëm të emigracionit dhe ngriti shqetësimet për kontrollin e pasaportave në Evropë.  

Top Channel