Jude Law, po flokët ku shkuan?

20/01/2012 12:25

Jude Law demonstroi një rënie të jashtëzakonshme të flokëve, ndërsa u paraqit në premierën e “Sherlock Holmes: Game of Shadows”, në Paris.

Pasi u paraqit me kapuç ose kapele për muaj të tërë, përfshi edhe në konferenca për shtyp, Jude u duk i qetë me pamjen e tij të re mbrëmjen e së enjtes, ndërsa pranoi të jepte autografe dhe të pozonte përkrah regjisorit, Guy Ritchie.

Në këtë ceremoni, 38-vjeçari ishte shoqëruar nga e dashura e tij modele, Jacqui Ainsley, e cila dukej simpatike e veshur në mënyrë elegrante, vetëm me një fustan të zi.

Në muajin dhjetor, në një studio televizive, drejtuesi i emisionit i kërko Law që të hiqte kapuçin dhe ndonëse publiku nisi të brohoriste “hiqe, hiqe”, aktori refuzoi, duke thënë se kishte një model shumë të shëmtuar flokësh.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel