Frederik Ndoci baba sërish

20/01/2012 19:00

Lajmet e mira janë shtuar këto kohë për Frederik Ndocin! Ende pa u bërë 2 vjeç Mariluja e tij me bashkëshorten Alisa Baraku, vjen lajmi se po presin një tjetër fëmijë!

Atmosfera në shtëpinë e muzikantëve është e elektrizuar nga gëzimi edhe pse vetë Frederiku nuk dëshiron ta bëjë shumë publik këtë lajm për shkak se bashkëshortja është ende në muajt e parë!

Tani ama është shumë vonë pasi fjala mori dhenë, por në këtë rast nuk mund veçse të urojmë Frederikun dhe ta komplimentojmë për formën e mirë fizike dhe shëndetësore, mesa duket muzika bën mrekullira.

Shtatzania e medituar e Inva Mulës

Nëse iu duk mrekulli fakti që Frederik Ndoci po pret një tjetër fëmijë, dëgjoni, dëgjoni! Inva Mula me partnerin e saj Ethem Ramadani janë në pritje të fëmijës së parë të çiftit!

Sopranoja e mrekullueshme është shtatzanë me 17 vite diferencë, sipas mjekëve diçka praktikisht e pamundur!

Por, më surprizues është deklarata e zotit Ramadani, i cili pretendon se kjo çudi ka ardhur falë meditimit! Ky i fundit është një promovues i komunikimit me universin!

Inva jonë e dashur është në muajin e pestë të shtatzanisë dhe këto ditë ndodhet në Dubai!

Top Channel