Kanye West shfaqet papritur në studio me Bianca Censorin, ja çfarë po përgatit reperi Lorik Cana është padiskutim një nga shqiptarët më simpatikë në qarkullim! Shto këtu faktin që është kapiten i kombëtares, futbollist shumë i mirë, mesazhet e tij patriotike dhe ja ku kemi mashkullin më të lakmuar të këtyre kohëve!
Aq i kërkuar është Cana sa pothuajse çdo suplement gazete i bashkangjit ndonjë të dashur të supozuar. Të gjitha janë shumë të bukura mirëpo nuk të dalin llogaritë po të mendosh edhe angazhimet e tij profesionale!
Mjafton që Loriku kombëtar të takojë dikë apo më keq akoma të ketë foto me të dhe menjëherë lind historia e dashurisë!
Lista e vajzave që i janë vënë në krah është aq e gjatë sa minutazhi i ‘Pasdite në Top Channel’ do të duhej të dyfishohej! Vetëm javën e kaluar flitej për tre vajza të ndryshme njëkohësisht! Ish-Miss Shqipëria 2010, Arnita Beqira, u dha si e sigurt që ishte lidhur me të! Një tjetër suplement fliste për një modele kroate me ngjyrë! Dhe sa për të shtuar misterin edhe Genta Ismajli u diskutua se donte të lidhej me të!
Si përfundim, e vetmja gjë që ngelet për të thënë është: C’bën kështu more Lorik, a i thuhet femrës ik?
Top Channel