Mesa duket nuk mjafton të dalësh tek blloku për të gjetur një të dashur të pasur! Nëse jeni vajzë materialiste mbani shënime nga veprimtaria e disa shqiptareve të njohura të cilat kohët e fundit po i kalojnë vetëm në shoqërinë e miliarderëve!

E para që ka shënuar një gol spektakolar është supermodelja shqiptare Emine Cunmulaj! Ajo është lidhur me një iranian të pasur që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Urojmë që tani e tutje mos ta shohim me veshje islame atë vajze aq simpatike!

Bleona Qerreti e ka thënë që herët që miliarderët janë pjesa kryesore e publikut të vet! Fundi i vitit ishte befasues për Bleonën, pasi për festa ajo ka qëndruar në Afrikën e Jugut e më saktë në Cape Town, ku ka pasur një festë të madhe private, të cilën e kishte organizuar miliarderi amerikan, Preston Haskell.

Ky i fundit kishte angazhuar këngëtarë dhe DJ shumë të njohur nga mbarë bota, ndërsa mes tyre kishte ftuar dhe këngëtaren Bleona Qereti. Ndoshta ky angazhim i fundvitit Bleonës i ka sjellë fitime të majme, me të cilat mund të ketë mbuluar një pjesë të shpenzimeve të cilat ajo i kishte bërë gjatë gjithë vitit të kaluar për evente, si dhe investime në këngët e albumit të ri, të cilin ende po e presim.

Top Channel