Mbrëmja e madhe e monarkëve

19/01/2012 17:10

Një mbrëmje e mrekullueshme bashkoi shumë prej mbretërve dhe mbretëreshave të Europës në Kopenhagen, Danimarkë, ku u festua në mënyrë mondane 40-vjetori i marrjes së fronit nga Mbretëresha Margreth II.

Në këtë ceremoni, familje mbretërore nga e gjithë kontinenti ishin mbledhur për të festuar mes diamantësh, rubinësh dhe kurorash të arta, ditën e shënuar për mbretërinë daneze.

Nga ana e britanikëve, në festën solemne të mbajtur në Pallatin e Kristiansborhut, ishte e pranishme Dukesha e Kembrixhit me bashkëshortin e saj.

Përfaqësues të familjeve mbretërore suedeze, greke, norvegjeze dhe spanjolle ishin gjithashtu të pranishëm.

Mbretëresha Margreth II u ngjit në fron në 14 janar 1972, pas vdekjes së babait të saj Mbret dhe u shndërrua në gruan e parë që mori në dorë drejtimin e mbretërisë më të vjetër europiane.

Festime të mëdha u realizuan gjatë javës nga dhjetëra mijëra danezë, të cilët dolën në rrugët e vendit duke valëvitur flamurë dhe brohoritur, ndërsa mbretëresha parakaloi në Kopenhagen me pajtonin e saj të artë dhe eskortën kalorsiake.

E njohur në popull si Dejsi, Magreth II është një monarke tepër popullore në Danimarkë, ku tetë në dhjetë persona shprehen në favor të ruajtjes së mbretërisë.

FOTO GALERI
1/7
Mbreteresha e Danimarkes, Magreth II dhe bashkeshorti i saj, Princi Henrik

Top Channel