Berisha takon invesitorët e huaj

19/01/2012 19:30

Kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi një takim me Shoqatën e Investitorëve të Huaj në vendin tonë, për t’u bërë apel që të investojnë në Shqipëri, duke përmendur edhe avantazhet që ofron qeveria dhe sistemi fiskal shqiptar për ta.

Fillimisht Berisha u ndal të modeli ekonomik shqiptar duke thënë se ai është i lirë dhe funksional, me një administratë, që kryeministri e quajti më të voglën në botë, vendi ynë ia ka dalë mbanë të ruajë rritjen ekonomike për cdo vit, falë edhe barrës fiskale më të ulët që favorizon investimet dhe bizneset.

Më tej, kryeministri tha se qeveria do të vazhdojë me politikat e saj për mbështetjen e biznesit dhe u bëri thirrje investitorëve të huaj, të investojnë në Shqipëri, sidomos në sektorin energjitik, ku përmendi edhe disa nga arritjet.

“Qeveria do vazhdojë përpjekjet që rritja ekonomike të vazhdojë, shqipëria ka dyfishuar eksportet në dy vitet e fundit. Ftojmë të gjithë biznesmenët e huaj të investojnë në Shqipëri. Duhet të vazhdojmë përpjekjet për zhvillimet e mëtejshme të vendit. Në Shqipëri janë duke u ndërtuar 73 HEC-e dhe vendi ynë ka potencial për t’u kthyer në një fuqi të vogël energjitike”, tha Berisha, duke përmendur më pas edhe rritjen, sipas tij të turizmit.

Top Channel