Tërmet në Kili, nuk raportohen viktima

18/01/2012 04:49

Një tërmet me magnitudë 5,6 shkallë goditi bregdetin qëndror të Kilit, sipas Vëzhguesit Gjeologjik të SHBA-ve.

Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Coquimbo, 160 kilometra në veri të qytetit të Valaparaiso. Ai goditi pak pas orës 08:20, me orën lokale, në një thellësi prej 23 kilometrash.

Nuk pati paralajmërim për tsunami dhe nga lajmet e fundit nuk ka pasur njoftime për dëme apo të plagosur.

Kjo është një zonë që nuk tronditet shumë shpesh nga tërmetet. Disa probleme me telekomunikacionin janë raportuar pas tërmetit, bëri të ditur një gazetar vendas për CNN e Kilit.

Top Channel