Sheen-Richards, si “vëlla e motër”

18/01/2012 17:25

Marrëdhënia midis Charlie Sheen dhe ish-gruas së tij, Denise Richards, ka qenë gjithmonë shumë e ndërlikuar.

Richards arriti deri aty sa të lëshonte një mandat që ndalonte aktorin që t’i afrohej dy fëmijëve të tyre gjatë periudhës së shpërthimit, kur 47-vjeçari u përfshi në një lidhje poligamike dhe u vendos në qendër të vëmendjes për konsumin e substancave narkotike dhe alkoolit.

Megjithatë, pas rehabilitimit, relatat midis dy ish-bashkëshortëve kanë ardhur në përmirësim dhe siç thotë protagonistja e një serie të “Agjentit 007”, tashmë ata janë si vëlla e motër.

40-vjeçarja, e cila përpara pak javësh u shkëput për disa ditë pushime me Sheen dhe fëmijët në Meksikë, u shpreh: “Me Charlie jemi bërë tashmë shokë të shkëqyer. E jona, është ajo që do të konsideroja një familje moderne. Në të vërtetë, tani jemi më shumë si vëlla e motër. Jemi bërë miq shumë të ngushtë dhe kalojmë shumë kohë bashkë, çka është një gjë e shkëlqyer edhe për fëmijët”.

Sipas Denise, pasja e një marrëdhënie të mirë me Sheen është diçka pozitive për Lolan dhe Sam, vajzën e djalin e tyre 5 e 4-vjeçarë.

Megjithatë, aktorja theksoi se ajo dhe Sheen nuk e kanë konsideruar asnjëherë mundësinë që të rikthehen së bashku.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA