Orgjitë e Britney Spears

18/01/2012 11:15

Britney Spears duhet të bëhet gati sepse së shpejti do të publikohet një libër që do të nxjerrë të gjitha sekretet mbi jetën e saj seksuale, siç publikon ‘The Sun’.

Fernando Flores, ish-truproja e këngëtares së famshme, thotë se ai do të zbulojë orgjitë që organizonte Britney gjatë tureve të saj me koncerte.

Flores bën të ditur se ka arritur një marrëveshje prej 1 milionë dollarësh me një shtëpi botuese dhe libri do të dalë kur princesha e pop-it të martohet me Jason Travick.

“Britney ka një uri seksuale të çmendur dhe më ka thënë shumë gjëra mbi turnetë e saj ku ndodhte gjithçka”, mësohet t’i ketë thënë Flores një mikut të tij.

Ish-truproja ka punuar për Britney Spears në vitin 2010. Ai e ka denoncuar për ngacmim seksual këngëtaren duke e akuzuar se shpeshherë ajo zhvishej para tij.

Flores do të dëgjohet nga gjykata këtë vit, ndërsa për çështjen e librit zëdhënësi i Britney Spears përgënjeshtroi gjithçka.

Top Channel