Moore shumë e vjetër, Hudson i merr vendin

18/01/2012 20:05

Demi Moore u konsiderua si shumë e moshuar për të marrë pjesë në fushatën e re publicitare të “Ann Taylor”.

Kompania e produkteve kozmetike vendosi që në vend të aktores 49-vjeçare, të zgjidhte si imazhin e saj për sezonin pranverë/verë, 32-vjeçaren Kate Hudson.

Për Moore, kjo ishte një goditje e radhës pas ndarjes nga Ashton Kutcher, pasi më parë ajo kishte pranuar kënaqësinë e saj për zgjedhjen si imazh i kësaj firme.

Ndonëse u bë nënë për herën e dytë gjatë vitit 2011, Hudson është rikthyer në linjat e saj më të mira trupore, ndërsa u shfaq jashtëzakonisht tërheqëse në disa prej imazheve të publikuara prej “Ann Taylor”, në rrjetin social “Facebook”.

“Si një vajzë e re, gjithmonë jam frymëzuar nga stili i sofistikuar i “Ann Taylor” dhe për këtë arsye jam shumë e kënaqur që jam bërë pjesë e kësaj fushate. Gjithashtu, mendoj se kompania i është përshtatur shkëlqyeshëm ndërrimit të nevojave të mia në kalimin nga rinia në një moshë të rritur”.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA