Lezhë, PDIU tek varri i Skënderbeut

18/01/2012 00:33

Në 544 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, përfaqësues të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, vendosën buqeta me lule në varrin e Gjergj Kkastriotit Skënderbeu në qytetin e Lezhës.

Kryetari, Tahir Muhedini përsëriti kërkesën e partisë së tij që këtë vit, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, në Tiranë të ngrihet Panteoni i Pavarësisë, pjesë e të cilit të jenë të gjithë burrat e shtetit shqiptar, përfshi edhe ata të komunitetit cam.

“PDIU ka bërë një propozim me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë të ngrihet një panteon në Tiranë ku të gjitha figurat komëbtare, siç është edhe ajo e Skënderbeut të jenë bashkë, ku të jenë edhe figurat çame”, tha Muhedini.

Top Channel