Gjermania ul pritshmërinë për rritjen ekonomike

18/01/2012 15:50

Gjermania reduktoi parashikimin e saj për rritjen ekonomike në vitin 2012, veprim që konsiderohet si një tregues i qartë për vazhdimin e krizës ekonomike të Eurozonës edhe gjatë këtij viti.

Megjithatë, ai theksoi se “nuk bëhet fjalë që ekonomia gjermane të rrezikojë kalimin në recension”.

Gjermania, e cila ka përballuar peshën kryesore të huadhënies në vendet europiane në krizë, deri tani ka rezultuar efektive përballë krizës që ka pllakosur në kontinent dhe veçanërisht midis atyre që përdorin monedhën e përbashkët euro.

Në tetor, qeveria gjermane uli pritshmërinë për rritjen ekonomike në 2012-n nga 1,8% në 1%. Sidoqoftë, ekonomia e vendit me 82 milion banorë u rrit më shumë se të gjitha ekonomitë e mëdha perëndimore, me 3%.

Sipas Bankës Botërore, Eurozona do të kalojë në recension dhe do të vuajë një rënie prej 0,3% gjatë vitit. “Gjermania mbetet dhe do të vazhdojë të jetë një faktor qëndrueshmërie dhe nxitës i rritjes për të gjithë kontinentin”, siguroi Ministri Roesler.

Top Channel